Lajmi i fundit

LIVE/ Gazment Bardhi konferencë për shtyp

Coutinho – Barcelona, familjari i brazilianit zbulon gjithçka. Ja e vërteta

Coutinho – Barcelona, familjari i brazilianit zbulon gjithçka. Ja e vërteta

22:22, 18/08/2017

Dëshira e Philippe Coutinho është transferimi te Barcelona.

Këtë e ka bërë të ditur një familjar i tij, njofton ‘DailyMail’.

Sipas këtij familjari, Coutinho i ka kërkuar Liverpoolit që të ndahen miqësisht dhe ata të arrijnë një marrëveshje me Barcelonën, që do t’i mundësonte brazilianit kalimin në ‘Camp Nou’.

Por, Liverpooli sot ka refuzuar edhe ofertën  e tretë prej 125 milionë euro për të, dhe ky refuzim i radhës ka bërë që Coutinho të mos ndihet aspak mirë.

Deri në përfundim të afatit kalimtar, kanë mbetur më pak se dy javë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco