E jashtëzakonshme çfarë po ndodh në ‘Allianz Arena’, ndërpritet Bayern Munchen-Bayer Leverkusen

E jashtëzakonshme çfarë po ndodh në ‘Allianz Arena’, ndërpritet Bayern Munchen-Bayer Leverkusen

21:47, 18/08/2017

Sezoni i ri i Bundesligës filloi mbrëmjen e sotme me sfidën Bayern Munchen-Bayer Leverkusen, shkruan SYRI.net.

Në minutën e 9-të shënohet goli i parë i takimit dhe njëkohësisht i sezonit të ri të Bundesligës.

Pas një krosimi në zonë, Sule me kokë mposht portierin e Leverkusenit dhe kalon Bayern Munchen në avantazh.

Në të 19’ bavarezët realizojnë dhe golin e dytë. Tolisso i jep sigurinë ekipit të Ancellottit, i cili bën një nisje mjaft të mirë sezonit të ri.

Pjesa e parë mbyllet 2-0 për Bayern Munchen, por e dyta nuk fillon, pasi në “Allianz Arena” ka stuhi të fortë dhe po bie një shi i rrëmbyeshëm.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco