Shpërthen Messi: Këta 6 lojtarë duhet të largohen urgjent nga Barcelona. Emrat

Shpërthen Messi: Këta 6 lojtarë duhet të largohen urgjent nga Barcelona. Emrat

21:25, 18/08/2017

Barcelona është skuadra që viteve të fundit ka dështuar jo pak herë në tregun e transferimeve.

Katalanasit kanë shitur te PSG Neymarin, teksa kanë dështuar të gjejnë një zëvendësues ideal për të, ku emrat që vazhdojnë të qarkullojnë në media, janë Ousmane Dembele i Dortmundit dhe Philippe Coutinho i Liverpoolit.

Kjo situatë ka shqetësuar yllin e skuadrës, Lionel Messi, që po kërkon ndryshime të mëdha në skuadër. Sipas Don Balon, argjentinasi ka kërkuar nga trajneri Ernesto Valverde, largimin e gjashtë lojtarëve.

Messi mendon se të ardhurit Delofeu dhe Semedo duhet të largohen, pasi nuk beson që janë të nivelit të Barcelonës.

Lojtarët tjerë që Messi kërkon të largohen, janë Lucas Digne dhe Andres Gomes, dy lojtarë tjerë që shumë pak treguan në përballjen me Real Madridin në Superkupën e Spanjës.

Ajo që befason, është se pesë herë fituesi i Topit të Artë, ka kërkuar edhe largimin e portierit Marc Andre Ter Stegen, ndërsa lojtari fundit që duhet të largohet, është edhe Aleix Vidal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco