Shpërtheu ndaj Shkëndijës, ja sa vjet kishte Milani që nuk shënonte 6 gola në Europë

Shpërtheu ndaj Shkëndijës, ja sa vjet kishte Milani që nuk shënonte 6 gola në Europë

19:27, 18/08/2017

Kush priste një paraqitje të tillë të Milanit në Europa League u entuziazmua më shumë, pasi kuqezinjtë shpërthyen ndaj Shkëndijës së Tetovës.

Plot 6 gola, ndaj një skuadre gjithsesi të vogël, sigurojnë “de facto” kualifikimin në fazën e grupeve, por kënaqin edhe egon e atyre që jetojnë me statistikat.

Për herë të parë pas 24 vitesh, Milani arriti të shënojë 6 gola në një ndeshje kontinentale. Andre Silva dhe Montolivo nga dy herë, si dhe rrjetat e Borinit dhe Antonellit siguruan suksesin që barazon fitoren para më shumë se dy dekadash e gjysmë.

Për të parë një rezultat të tillë duhet të kthehemi pas në kohë, në tetor të vitit 1993, kur Milani mundte Kopenhagenin në Kupën e Kampioneve me të njëjtat shifra tenistike, por në transfertë.

Në kontrast me emrat mesatarë të kontigjentit aktual, asokohe te Milan shënonin futbollistë që shkruan historinë, si Jean-Pierre Papin, Michael Laudrup apo Marco Simone.

Në po atë sezon, Milani arriti të fitonte Champions League, pas finales mbresëlënëse ndaj Barcelonës në stadiumin “Olimpik” të Athinës.

Nostalgjikët kujtojnë sesi Massaro, Saviçeviç dhe Marcel Desailly shkatërruan katalanasit e të madhit Johan Cruyff, e ndoshta heqin paralele këtë sezon duke u kënaqur me një triumf potencial në Europa League.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco