Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Kaloi me sukses testet mjekësore, Juventusi zyrtarizon përforcimin e bujshëm

Kaloi me sukses testet mjekësore, Juventusi zyrtarizon përforcimin e bujshëm

19:01, 18/08/2017

Juventusi ka bërë të ditur se mesfushori francez, Blaise Matuidi, ka kryer me sukses testet mjekësore dhe tani edhe zyrtarisht është lojtar i “Zonjës së Vjetër”.

Matuidi është transferuar për 20 milionë euro nga Paris Saint Germaini dhe pagesa do të bëhet me tri këste, bën të ditur Juve përmes një komunikate për media.

“Zonja e Vjetër” gjithashtu ka treguar se lojtari ka nënshkruar kontratë tre vjeçare dhe blerja e tij do të shkojë deri në 30.5 milionë euro, pasi Juve do të paguajë edhe 10.5 milionë të tjera për francezin, kjo varet prej numrit të paraqitjeve gjatë tri viteve të ardhshme.

 

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco