Diego Costa kërkohet nga të gjithë, ky klub i ‘hap dyert’

Diego Costa kërkohet nga të gjithë, ky klub i ‘hap dyert’

18:09, 18/08/2017

Ronald Koeman i hap dyert e Evertonit sulmuesit Diego Costa. Lojtari e ka shprehur hapur dëshirën e tij për t’u rikthyer tek Atletico e Madridit, por Costa nuk mund të transferohet te Los Colchoneros përpara muajit janar, pasi Atletico deri në atë periudhë e ka të pezulluar merkaton.

“Është e qartë që ne duam të kemi në skuadër futbollistë që përfaqësojnë të ardhmen e klubit, por kur bëhet fjalë për një sulmues të tillë përse jo, deklaroi trajneri holandez i Evertonit, Ronald Koeman.

Nëse transferohet në “Goodison Park” për gjysmën e parë të këtij sezoni, Diego Costa do të formonte një dyshe ëndrrash në sulm me Wayne Rooney-in.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco