FOTO/ Juventus gjen mbrojtësin ideal për të zëvendësuar Bonuccin

FOTO/ Juventus gjen mbrojtësin ideal për të zëvendësuar Bonuccin

17:53, 18/08/2017

Juventus prej një kohe relativisht të gjatë është në kërkim të një qendërmbrojtësi, i cili do të mund të zëvendësonte Leonardo Bonuccin që gjatë merkatos së verës u largua për te Milani.

Drejtuesit e Juventusit janë të bindur se qendërmbrojtësi i Valencias, Ezequiel Garay, është i duhuri për mbrojtjen e tyre.

Bardhezinjtë besojnë se Garay është mbrojtësi ideal për të zëvendësuar Leonardo Bonuccin, i cili për 42 milionë euro u transferua në “San Siro”.

Sipas “Calciomercato”, kampionët e Italisë janë kthyer në garë dhe do të tentojnë me çdo kusht transferimin e mbrojtësit argjentinas.

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco