FOTO/ Bogdani grumbullon kuqezinjtë, surprizë talenti i Interit

FOTO/ Bogdani grumbullon kuqezinjtë, surprizë talenti i Interit

16:40, 18/08/2017

Kombëtarja shqiptare U-19 nis grumbullimin në vigjilje të dy ndeshjeve miqësore me Gjeorgjinë, më 30 gusht dhe 1 shtator.

Trajneri i skuadrës kombëtare të të rinjve, Erjon Bogdani, publikoi sot para mediave emrat e 25 futbollistëve të grumbulluar për këto dy takime miqësore.

“Këto dy takime miqësore do të shërbejnë shumë si një test përpara ndeshjeve zyrtare kualifikuese të muajit tetor. Në këto ditë dhe gjatë ndeshjeve që do të luajmë do të shoh dhe do të vlerësoj kryesisht gjendjen e skuadrës, theksoi Bogdani.

Skuadra kombëtare e kësaj moshe do të grumbullohet në datë 20 në Fier, teksa po aty do të luajë dy takimet miqësore me Gjeorgjinë, respektivisht në datën 30 gusht dhe 1 shtator, në stadiumin “Loni Papuçiu”.

 

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco