Koreografia, tifozët e Legias sulmojnë UEFA-n: Një derr që ha pará

Koreografia, tifozët e Legias sulmojnë UEFA-n: Një derr që ha pará

14:58, 18/08/2017

Ultrasit e Legias së Varshavës nxorën një banderolë të madhe gjatë ndeshjes kundër Astanas në Europa League, me një pamje turbulluese, por që megjithatë denonconte krimet e nazizmit në Poloni.

Koreografia shfaqte një SS që i kishte vënë në kokë pistoletën një djali polak, me datën 1944.

Ndonëse ishte një mesazh përkujtimor për një periudhë historike që ka lënë gjurmë të thella në gjithë shoqërinë polake, UEFA-s nuk i përlqeu dhe e gjobiti Legian me 35 mijë euro.

Përgjigjja nga ultrasit erdhi e shpejtë, në ndeshjen e mbrëmshme për Europa League kundër Sheriff Tiraspol. Tifozët nxorën një koreografi gjigante që tregon UEFA-n si një derr që ha pará me logon e Legias, me shkrimin “Dhe 35 mijë eurot shkojnë për...”.

Një përgjigje që me siguri nuk do të jetë e fundit, pasi UEFA pritet të ndëshkojë sërish klubin polak për tifozët e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco