Lajmi i fundit

LIVE/ Mblidhet Këshilli Bashkiak i Himarës për drejtuesin e ri

Çështja Dembelé, administratori i Dortmundit tallet me Barcelonën

Çështja Dembelé, administratori i Dortmundit tallet me Barcelonën

13:05, 18/08/2017

Administratori i Borussia Dortmund Hans-Joachim Watzke është tallur me Barcelonën, duke hedhur poshtë pretendimet se klubi katalanas është pranë marrëveshjes me klubin gjerman për francezin Ousmane Dembelé.

Drejtori sportiv i Barcelonës, Pep Segura, tha se klubi i tij po bisedon me Liverpool e Dortmund për Coutinho e Dembelé, duke sqaruar se firma është çështje ditësh.

Watzke kundërshtoi pretendimin e Seguerës, duke shtuar se katalanasit janë të trullosur nga humbja me Real Madrid.

"Nuk mund ta shpjegoj dot atë që thotë Seguera”, deklaroi Watzke për Kicker. "I vetmi shpjegim është që Real Madrid e ka trullosur Barcelonën gjatë ndeshjeve të Superkupës”.

Barcelona u mund 1-3 në Camp Nou dhe 0-2 në Bernabeu, ku Real shfaqi superioritet total.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco