Draxler mund të lërë Parisin, krijohet radhë pretendentësh për ta marrë

Draxler mund të lërë Parisin, krijohet radhë pretendentësh për ta marrë

10:51, 18/08/2017

Julian Draxler mund të largohet nga Paris SG, vetëm pak muaj pas transferimit në kryeqytetin francez. Blerja e Neymarit dhe mundësia e transferimit të Kylian Mbappe e kanë shtuar shumë konkurrencën në sulm dhe ia zvogëlojnë hapësirat gjermanit, i cili u ble për 40 milionë euro në janar. Sipas L'Equipe, trajneri Unai Emery i ka lënë të kuptojë se nuk e ka në plane, të paktën për formacionin titullar.

Për lojtarin ka mjaft pretendentë, ndonëse problem është paga e lartë më shumë se sa shifra që mund të paguajnë për blerjen e tij. Borussia Dortmund e Liverpool e shohin si zëvendësuesin ideal për Dembelé e Coutinho, të dy drejt Barcelonës, ndërkohë që janë edhe Arsenal, Tottenham e Inter.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco