Spalleti piketon mbrojtësin shqiptar për të forcuar Interin

Spalleti piketon mbrojtësin shqiptar për të forcuar Interin

23:49, 17/08/2017

Interi synon të mbyllë shumë shpejt një përforcim të rëndësishëm dhe sytë i ka nga reparti i mbrojtjes, i cili ka nevojë për më shumë qëndrueshmëri.

Lucciano Spalleti ka piketuar një futbollist shqiptar, Shkodran Mustafin, i cili në sezonin e kaluar është konfirmuar si një nga qendërmbrojtësit më të mirë në Angli.

Zikaltrit janë interesuar për mbrojtësi i cili përfaqëson Gjermaninë dhe sipas “Sky Sport” janë gati të bëjnë një ofertë zyrtare të Arsenali për të siguruar firmën e tij.

Megjithatë, për momentin “Topçinjtë” nuk kanë ndër mend të heqin dorë nga futbollisti i cili është një nga pikat e paprekshme në rreshtimin e skuadrës së Wenger.

Mustafi ka qenë edhe në të kaluarën pjesë e futbollit italian, ku ka veshur fanellën e skuadrës së Sampdorias para se të shkonte te Valencia e më pas të transferohej në Angli.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco