Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Juventus apo Barcelona, ja ku e sheh të ardhmen Paolo Dybala

Juventus apo Barcelona, ja ku e sheh të ardhmen Paolo Dybala

23:34, 17/08/2017

Në të tashmen dhe në të ardhmen e Paolo Dybala, ka vetëm një skuadër, Juventus. Ylli argjentinas në një intervistë të dhënë për gazetën amerikane “New York Times”, ka përsëritur edhe një herë tjetër, se nuk e mendon aspak largimin nga radhët e kampionëve të Italisë.

Gjatë kësaj interviste, 23-vjeçari ka deklaruar se vendimi i drejtuesve për t’i dhënë atij numrin 10 e ka befasuar, por ai ndjehet i nderuar dhe premton se do të japë maksimumin e tij për arritjen e objektivave që ka ekipi.

Përsa i përket interesimit që ka shfaqur Barcelona dhe humbja në finalen e Champions League ndaj Realit të Madridit, Dybala shprehet se ekipi ku ai luan është në të njëjtin nivel me katalanasit dhe humbja ndaj Realit është si një makth për të që kërkon ta harrojë sa më shpejt.

Objektivi Champions, për argjentinasin është një ëndërr të cilën beson se shumë shpejt do ta ketë në duart e tij këtë trofe.  

Në fund “La Joya” e mbyll intervistën me premtimin se sezoni i ri për Juventusin do të jetë akoma edhe më i mirë se ai që u la pas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco