Barcelona me një gur kërkon të vrasë dy zogj: Edhe të zëvendësojë Neymar, edhe të hakmerret ndaj PSG

Barcelona me një gur kërkon të vrasë dy zogj: Edhe të zëvendësojë Neymar, edhe të hakmerret ndaj PSG

13:17, 12/08/2017

Barcelona vazhdon me këmbëngulje të kërkojë një yll, pas transferimit të Neymarit te Paris Saint-Germain që u shit me shifrën rekord prej 222 milionë euro.

Por Barcelona po has vështirësi “të papritura”, për objektivat e saj kryesor që janë Philippe Coutinho dhe Ousmane Dembele.

Por, sipas të përditshmes sportive Sportmediaset, Barcelona kërkon me patjetër edhe blerjen e Di Marias, si një formë hakmarrje ndaj PSG. Madje përveç aprovimit të Mesit, edhe tifozët e Barcelona e duan transferimin e Di Marias në “Camp Nou”.

Ish mesfushori i Manchester Unitedit e njeh mirë La Ligën, pasi për katër sezone, 2010-2014, ishte pjesë e Real Madridit. Kjo do ti mjaftonte tifozerisë dhe klubit blaugran, për të harruar shpejt transferimin e Neymar te PSG.

Syri.net

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco