Gareth Bale: Jam i lumtur tek Reali, nuk largohem

Gareth Bale: Jam i lumtur tek Reali, nuk largohem

13:13, 17/07/2017

Gareth Bale nuk ka ndërmend të largohet nga Real Madrid. Në një intervistë për të përditshmen spanjolle “Marca”, uellsiani konfirmoi se ndihet i lumtur në “Santiago Bernabeu” dhe nuk e dëshiron rikthimin në Premier League, shkruan SYRI.net.

“Edhe më tej mund të luaj mirë dhe po ndihem shumë mirë tani. Do të jap më të mirën time sërish. Vetëm sa kam nënshkruar kontratë afatgjate në Madrid dhe jam i lumtur këtu. E vërteta është se nuk kam dëgjuar për interesimin e Man United. Gjithmonë lidhem me një rikthim në shtëpi, ashti siç i ka ndodhur David Beckhamit dhe të tjerëve që kanë ardhur në Spanjë. Kjo nuk është diçka e re. Jam i lumtur në Madrid dhe nëse nuk ka pasur diçka konkrete, ndonjë ofertë, atëherë nuk kemi për çfarë të diskutojmë”, u shpreh ai.

Kur u pyet nëse po e konsideron largimin nga Reali, uellsiani tha për Marca: “Jo, çdo gjë është komplikuar me lëndimet, por asgjë më shumë”.

Kujtojmë që United ka kërkuar vazhdimisht shërbimet e Bales që sezonin për shkak të dëmtimeve të shumta zhvilloi vetëm 27 paraqitje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco