Klubi i Kukësit sot do të bëjë prezantimin e trajnerit të ri për sezonin në Kategorinë e Parë. Verilindorët mbetën pa trajner pasi Ilir Spahiu dha dorëheqjen nga drejtimi i ekipit pas vendimit që morën drejtuesit për të kthyer ekipin në Kukës.
Qëndrimi atje gjatë këtij sezoni është kushti që duhet të pranojë trajneri i ri dhe duket se në këtë aspekt është gjetur gjuha e përbashkët me një teknik i cili i ka drejtuar edhe më parë verilindorët. Sipas “Panorama Sport”, Emiljano Çela do të kthehet përsëri në pankinën e Kukësit dhe do të jetë ai timonieri i kësaj skuadre .
Tekniku i drejtoi për disa javë edhe në sezonin e kaluar në Kategorinë Superiore, pa shumë sukses, teksa u largua pas vetëm tre ndeshjesh në drejtim ku pësoi tre humbje radhazi.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: