Pa Zhegrovën, Muric dhe Musliaj / Muriqi udhëheq Kosovën, Foda: Fitore e rëndësishme, kishim guxim përpara

Pa Zhegrovën, Muric dhe Musliaj / Muriqi udhëheq Kosovën, Foda: Fitore e rëndësishme, kishim guxim përpara

10:57, 10/09/2024

Pa Zhegrovën, Musliaj dhe Muric, të tre të përjashtuar dhe kaosit të krijuar pas këtij vendimi, Kosova reagoi fuqishëm duke mposhtur Qipron në transfertë me “poker” golash, një sukses i pastër që sjell pak qetësi në radhët e përfaqësueses dardane.

Njeriu i ndeshjes ishte Vedat Muriqi, autor i një dygolëshi. Sulmuesi i Majorkës u tregua fillimisht i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 9-të, ndërsa në të 21-tën dyfishoi shifrat.
Kosova nuk e uli ritmin, vijuan të ishin kërkues në zonë ku në minutën e 48-të, Albion Rrahmani me një goditje të saktë trefishoi shifrat. Lumbardh Dellova kompletoi “pokerin” e golave pak minuta më pas duke sjell festë në radhët e dardanëve.

Merr frymë lirisht pas këtij suksesi edhe trajneri Franko Foda: “Ishte një fitore shumë e rëndësishme. Jo vetëm për ekipin, por edhe për presidentin, stafin e trajnerëve. Është një rezultat shumë i mirë, pas humbjes me Rumaninë pak ditë më parë. Kemi luajtur mirë në thellësi, me kurajë përpara, jemi mbrojtur shumë mirë. Kemi shfrytëzuar rastet tona. Në përgjithësi është një rezultat dhe një ndeshje shumë e mirë”, u shpreh Foda në konferencë për shtyp.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco