Ka zgjatur vetëm 2 ndeshje aventura e 66-vjeçarit në krye të skuadrës verilindore, teksa ka qenë vetë klubi që nëpërmjet faqes zyrtare, ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit.
Bëhet me dije se ky “divorc” la ardhur për arsye familjare.
NJOFTIMI I PLOTË I KUKËSIT:
Futboll Klub Kukësi njofton se është ndërprerë bashkëpunimi me trajnerin Ilir Spahiu! Tekniku i ka komunikuar drejtuesve të klubit se për arsye familjare, nuk mund të vazhdojë të drejtojë skuadrën në Kukës.
Pavarësisht se dëshira dhe insistimi i klubit ishte që Spahiu të mbetej në krye të ekipit të parë, është mirëkuptuar vendimi i trajneri për t’u larguar.
Futboll Klub Kukësi njofton se trajneri i ri që do të drejtojë skuadrën, do të prezantohet ditën e nesërme.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: