Italia u prit në Bozsik Aréna të Budapestit nga Izraeli në ditën e dytë të Ligës së Kombeve dhe 400 tifozë dolën për të mbështetur skuadrën e Luciano Spallettit.
Para ndeshjes dhe gjatë këndimit të himnit kombëtar të izraelitëve, tifozët italianë i kthyen shpinën fushës, duke shprehur kështu protestën e tyre për atë që po ndodh në Lindjen e Mesme me Palestinën.
Ndeshja u zhvillua jashtë Izraelit për arsye sigurie, ndësa përballja e dytë mes tyre do të zhvillohet më 14 tetor në Udine.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: