Rodrygo: Jam i indinjuar, e meritoja të isha mes kandidatëve për 'Topin e Artë'

Rodrygo: Jam i indinjuar, e meritoja të isha mes kandidatëve për 'Topin e Artë'

11:23, 09/09/2024

 

Përjashtimi i Rodrygo nga lista me 30 kandidatë për të fituar “Topin e Artë” 2024 ka shkaktuar shumë diskutime ditët e fundit. Futbollisti tashmë është shprehur i indinjuar, duke postuar në rrjetet e tij sociale një imazh me të gjithë titujt e fituar në sezonin e kaluar.

Në një intervistë për ESPN ka pranuar: “Kam mbetur i shokuar, mendoj se e meritoja kandidaturën. Nuk dua t’i nënçmoj lojtarët që janë atje, por mendoj se ishte një surprizë të mos figuroja mes 30 kandidatëve… Sidoqoftë nuk mund të bëj shumë, nuk i vendos unë këto gjëra”.

Lojtari i Real Madridit mori mbështetjen e të gjithë shokëve të tij: “Bëra një publikim disi tallës, tani nuk kam shumë për të thënë. Të gjithë e dinë indinjatën time, ndaj më kanë mbështetur si në kombëtare, ashtu edhe te Real Madridi. Tifozët më kanë dërguar shumë mesazhe mbështetëse”.

Rodrygo foli edhe për stilin e tij të lojës: “Nuk bëj gjë tjetër veçse mbush boshllëqet. A mungon dikush në të djathtë? A mungon dikush si numri 9? Vendos aty Rodrygo. Kjo është e gjitha. Mund të më shqetësojë pak, por unë jam njeri i ekipit.

Mbërrita në Madrid si fëmijë dhe sot jam burrë. Fillimisht isha shumë i turpshëm, por mora ndihmën e të gjithë shokëve të mi në klub, të cilët më bënë të ndihem si në shtëpinë time një periudhë adaptimi, që është normale. Tani ndihem plotësisht si në shtëpinë time, jam më i pjekur dhe shumë i lumtur”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco