Edon Zhegrova, Arijanet Muric dhe Florent Muslija u përjashtuan nga grumbullimi me kombëtaren e Kosovës nga FFK dhe Franko Foda.
Në lidhje me këtë situatë kaotike ka reaguar edhe portieri Arijanet Muriç, i cili në një prononcim për “Sport Show”, sqaroi:
“Mendoj se është vendim egoist i FFK, vijmë këtu të luajmë për shtetin. Ne e kemi një ekip të sigurisë që na ndjek 24/7, por janë ata që i publikojnë këto, për të mbuluar keqmenaxhimin e tyre.
Nuk duhet ta kemi ne vëmendjen për jetën tonë private, ata po krijojnë probleme si mund të jemi të suksesshëm kur të gjithë mundohen ta fajsojnë njëri tjetrin. Ne shkuam atje për ushqim dhe jo për aheng”, ka reaguar Arijanet Muriç.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: