Sulmuesi portugez, Joao Felix, po kërkon kthimin te skuadra e Chelsaet, ka raportuar të hënën eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.
Ai ka shkruar se Chelsea është duke punuar ta përfundojë marrëveshjen me Atletico Madridin për Felix.
Felix në edicionin 2023-2024 ishte i huazuar për një vit te Barcelona. Ai është kthyer në stërvitje tek Atletico Madridi.
Felix më herët ka shprehur dëshirën që të transferohet te gjiganti katalanas, por drejtuesit e Barcelonës nuk janë bindur me paraqitjen e tij në sezonin e kaluar.
Me Atletico Madridin, portugezi ka kontratë deri në vitin 2029.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: