Aventurë e re për Emanuele Ndoj, ish-mesfushorin e kombëtares shqiptare, autor i 6 ndeshjeve dhe një goli me kuqezinjtë.
27-vjeçari mirditor është zyrtarizuar si futbollisti më i ri i Latinës, skuadër që garon në Serie C, divizioni i tretë i futbollit italian.
Ndoj i kaloi vitet më të bukura te Brescia, skuadër me të cilën zhvilloi 138 ndeshje mes Serie A dhe Serie B.
Por dëmtimet e shpeshta e frenuan dhe kanë patur ndikim të madh që karriera e tij të mos merrte drejtimin e merituar.
Gjysmën e dytë të edicionit të fundit e kaloi te Catania në vendlindje, ndërkohë që tani riniset nga Latina.
Ekip që kërkon të hedhë hapin e madh dhe ka si objektiv rikthimin në Serie B.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: