Mundësi shqiptar/ Chermen Valiev mëson emrat e rivalëve drejt medaljes së bronzit

Mundësi shqiptar/ Chermen Valiev mëson emrat e rivalëve drejt medaljes së bronzit

11:43, 10/08/2024

Mundësi kuqezi ka mësuar para pak çastesh emrat e dy rivalëve drejtë medaljes së bronztë në mundjen stil i lirë për peshat deri në 74 kilogramë.

Mundësi neutral Mahamedkhabib Kadzimahamedau ka mposhtur sllovakun Tajmuraz Mairbekovic Salkazanov me shifrat 6-6.

Ky i fundit kërkoi "challange", e cila nuk ndryshoi vendimin e arbitrave duke bërë që t'i ulet një pikë.

Kështu pengesa e parë në këtë rrugëtim për Chermen Valiev do të jetë Mahamedkhabib Kadzimahamedau.

Nëse Chermen Valiev do të kalojë “pengesën” e parë atëherë do t’i duhet të bëjë llogaritë me serbin Cabolov për të marrë medaljen e bronztë, e cila do të ishte e para për Shqipërinë në Olimpiadë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco