‘Çmenduria’ e Çelsit, paguan 17 milionë paundë për portierin e tetë

‘Çmenduria’ e Çelsit, paguan 17 milionë paundë për portierin e tetë

11:34, 10/08/2024

Çelsi do të shtojë një portier të tetë në skuadrën e tyre të parë pasi ra dakord për një tarifë prej 17 milionë paundësh me Genkun për të transferuar Majk Penders.

19-vjeçari do të nënshkruajë një kontratë afatgjatë në “Stamford Bridge” dhe më pas pritet të kthehet në formë huazimi te klubi belg për sezonin e ardhshëm.

Çelsi nënshkroi me Filip Jorgensenin nga Vijareali muajin e kaluar për 20.7 milionë paundë dhe ka shtatë portierë të listuar në skuadrën e tyre të parë, duke përfshirë numrin një të sezonit të kaluar, Robert Sançez dhe Kepa Arrizabalaga, i cili është kthyer pas një viti në huazim te Reali i Madridit.

Penders bëri debutimin e tij për skuadrën e parë në muajin korrik, duke u bërë portieri i tretë më i ri që luan në Ligën Pro Belge.

Lojtari i kombëtares U-19 të Belgjikës, i gjatë 2 metra, bëhet afrimi i radhës në klubin e Enco Mareskës, që pritet shumë shpejt të zyrtarizojë edhe sulmuesin e Atletikos së Madridit, Samu Omorodion, që pritet të transferohet për 34.5 milionë paundë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco