Një pasdite pushim total është dekretuar në Botsvana për të festuar titullin Kampion Olimpik të atletit të garave të shpejtësitë Letsile Tebogo.
I pari atlet afrikan që fitoi garën e 200 metrave në edicionet e Lojërave Olimpike dhe kjo gjë ndodhi pikërisht në Paris në edicionin e 33-të.
Presidenti i Botsvanës, Mokguetsi Mazizi, ka përshëndetur Tebogon, ndërsa e ka cilësuar atë si “nderin e Botsvanës”. Madje paraqitja e tij në Paris do të hyjë në analet e historisë së Botsvanës, kurse presidenti Mazizi ka thënë që një pasdite e lirë për të gjithë popullin ka qenë një vendim i drejtë dhe nderimi për Tebogon, sepse vetëm kështu mund të festohet rezultati i arritur të enjten në mbrëmje në “Stade de France”.
Gara fituese e të riut 21-vjeçar me kohën 19”46, që është rekord dhe për Afrikën, përpara amerikanit Bednarek (19”62) dhe Lailes (19”70) ka rritur entuziazmin e vendit, që nuk e mendonte një medalje të artë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: