‘Paris 2024’/ Garoi në finale me COVID, fiton medalje dhe largohet me karrige me rrota për në spital

‘Paris 2024’/ Garoi në finale me COVID, fiton medalje dhe largohet me karrige me rrota për në spital

09:55, 09/08/2024

Atleti amerikan Noah Lyles mori pjesë në finalen e 200 metrave në Lojërat Olimpike “Paris 2024” edhe pse kishte dalë pozitiv  me Covid-19.

Në këtë garë ai arriti të marrë medaljen e bronztë, e dyta për të në këtë Olimpiadë.

Pak ditë më parë, Lyles fitoi me fotofinish medaljen e artë në 100 metra, ndërsa në finalen e 200 metrave u mjaftuan me vendin e tretë.

25-vjeçari u shfaq para garës me një maskë mbrojtëse në fytyrë.

Pas garës ai ishte i lodhur, vendosi sërish maskën dhe u largua nga stadiumi me një karrige me rrota, për t’u shoqëruar në spital. Medalja e artë në këtë garë u fitua nga Letsile Tebogo i Botsvanës (19”46).

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco