‘Kam qarë kur më thanë se do të luaja te Juventusi’

‘Kam qarë kur më thanë se do të luaja te Juventusi’

09:29, 09/08/2024

Këtë sezon, te Juventus ka mbërritur mbrojtësi i ri kolumbian Juan Cabal, që dy sezonet e fundit ka luajtur me Veronën.

Ai ka bërë një paraqitje të mirë në miqësoret e deritanishme, duke fituar edhe besimin e trajnerit Thiago Motta, që e ka aktivizuar shpesh.

“Trajneri më kërkoi të jem vetvetja dhe të punoj sepse ndonjëherë talenti nuk mjafton. Unë u befasova nga besimi që ai më jep, kjo është e rëndësishme. Ai është një person korrekt, ai ka qenë gjithmonë një lojtar shumë i mirë”, u shpreh Cabal, që shpreson të thotë fjalën e tij më shpesh këtë sezon.

“Jam i kënaqur me mënyrën se si më pritën, synimi im është të kthej gjithçka mbrapsht për këtë besim. Ardhja te Juventus është gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetën time. Nuk mund të ndaloja së qari kur më thanë të vija këtu”, tha Cabal.

“Vendimi për të ardhur ishte i lidhur me ëndrrën time, nuk doja të shkoja në një klub tjetër, por nuk dua të flas për këtë sepse edhe Interi, klubi tjetër që më donte, është një ekip i madh”, u shpreh më tej Juan Cabal, 22 vjeç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco