Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar njoftoi sot se një tjetër përfaqësues i ekipit olimpik shqiptar do të zhvillojë sot ndeshjen e tij. Bëhet fjalër për Chermen Valiev, i cili bën sot debitimin e tij në Lojërat Olimpike për Shqipërinë, në stilin e lirë të mundjes, pesha 74 kg në orën 11:00.
Kujtojmë se dje, sportisti tjetër i Shqipërisë, Zelimkhan Abakarov, nuk ia doli të shkojë në gjysmëfinalen e mundjes në Lojërat Olimpike, pasi e humbi ndeshjen e tij të dytë me mundësin nga india, Aman. Sportisti i Team Albania nuk mundi të hynte për asnjë moment në garë, duke i dhënë shansin kundërshtarit që të fitonte pikë teknike 12-0.
Zelimkhan Abakarov e fitoi ndeshjen e parë në peshën 57kg në mundjen e lirë. Ai mundi me rezulatin 7-6 kundërshtarin e tij nga Guinea Bisau, në një ndeshje me përmbysje. Në çerekfinale Abakharov do të duhej të ndeshej më pas me mundësin indian Aman.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: