Chukwueze: Refuzova milionat nga Arabia Saudite për të veshur fanellën e Milanit

Chukwueze: Refuzova milionat nga Arabia Saudite për të veshur fanellën e Milanit

09:20, 08/08/2024

“Paratë? Po t’i kisha pasur problem, do të kisha firmosur në Arabinë Saudite. Një vit më parë më kërkonin”.

Ky zbulim vjen nga Samuel Chukwueze, në intervistën dhënë për “Gazzetta dello Sport”.

I lindur më 1999, ai shpjegoi gjithashtu se oferta e dërguar nga Lindja e Mesme ishte veçanërisht bujare: “10 milionë neto në sezon? Jo, jo, ishte shumë më tepër…”

Refuzimi i një propozimi të tillë nuk është për të gjithë, ka pasur disa raste të bujshme të të rinjve premtues që fluturojnë drejt Arabisë Saudite.

Ish-lojtari i Villarealit nuk donte t’ia dinte dhe gjithashtu doli kundër sugjerimeve të agjentit të tij.

“Mendja ime ishte vetëm te Milani. Agjenti im më tha: Hej, shiko, janë këto para… Unë refuzova: Nuk dua të shkoj askund tjetër, vetëm te Milani. Pastaj edhe ai hoqi dorë nga ato para. Gjëja më e rëndësishme tani është të besoj në veten time. Jam ende i ri, e kam të ardhmen përpara, më duhet të qëndroj në Europë”, – shpjegoi 25-vjeçari nigerian.

Anësori i djathtë siguron se këtë sezon në Serie A do të ketë një version të ri të tij, pas vitit të parë të përshtatjes në Itali dhe te kuqezinjtë: “A duket sikur po shohim një lojtar tjetër? Po, trajneri më jep besim. Tani më duhet të dëshmoj se jam i denjë për Milanin, mendoj se është koha ime”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco