Dita e prezantimit të Douglas Luiz te Juventusi. Braziliani i ardhur nga Aston Villa doli para mediave dhe foli mbi shumë gjëra.
Cilat janë përshtypjet tuaja të para për botën e Juventusit?
Që në fillim pata përshtypje të shkëlqyera. Shumë lojtarë të mëdhenj kanë lëvizur nga Juventusi dhe kjo më motivon shumë, më bindi të vij këtu. Jam i sigurt që do të kemi një sezon të mrekullueshëm. Kemi lojtarë të rinj, një trajner të ri. Po mësohemi me punën e Thiago Motta dhe atë që kërkon prej nesh.
Çfarë ju ka befasuar nga Juventusi?
Ajo që më bëri më shumë përshtypje është madhështia e këtij klubi, stadiumi, pasioni i tifozëve. Jam shumë i lumtur që jam këtu. Do të jetë një sezon i rëndësishëm, do të luftojmë së bashku për rezultate të shkëlqyera.
A luajtën rol Danilo dhe Bremer në vendimin tuaj?
Po, sigurisht që më ndihmuan në këtë negociatë. Çdo ditë që zgjohesha, Danilo më thoshte: Hajde te Juve. Ai më tregoi për klubin dhe më motivoi të vija këtu. Padyshim që e dija rëndësinë e këtij klubi, por fakti që kisha dikë që e njihja ishte motiv shtesë. Kjo vlen, veçanërisht nëse ju thonë se mund të vini këtu dhe të bëni ndryshimin.
Për çfarë ju pyet Thiago Motta? Ku do të preferoje të luaje?
Duket sikur unë dhe Thiago njihemi prej kohësh. Ai është një trajner i ri dhe të jep lirinë të komunikosh lirshëm, të flasësh për taktikat. Marrëdhënia jonë është shumë e mirë. Siç i thashë, nuk kam preferencë për pozicionin tim, më pëlqen të luaj afër portës. I thashë që, nëse trajneri ose Juventusi kanë nevojë për mua si numër 6, pra me qasje më mbrojtëse, nuk do ta kem problem ta luaj këtë rol.
Si u binde nga Juventusi dhe me çfarë ambiciesh keni ardhur këtu?
Nuk u deshën shumë gjëra për të më bindur, sepse madhështia e këtij klubi flet vetë. Çdo lojtar do të kishte dashur ta kishte këtë mundësi, unë nuk jam ndryshe në këtë kuptim. Sapo dëgjova për Juventusin, shpreha interesin tim. Mendoj se është një hap shumë i rëndësishëm në karrierën time. Dua ta ndihmoj Juventusin të arrijë objektivat që ka.
A je gati të marrësh mbi supe “frenat” e mesfushës bardhezi?
Të luash për Juventusin, sigurisht që nuk mund të jetë e lehtë, ndaj e ndiej përgjegjësinë. Vlera e blerjes sime është shumë e lartë, ndaj e ndiej fort përgjegjësinë për këtë. Do të vazhdoj të punoj për t’u përmirësuar. Dua të jem shembull për të rinjtë, edhe pse jam 26 vjeç, ende i ri. Kam ardhur këtu për të mësuar, por edhe dhënë shembullin tim, ndaj e ndiej përgjegjësinë.
Çfarë objektivash keni? A e kishit ndjekur Juventusin?
Unë vij nga një ligë që konsiderohet më e vështira për të luajtur. Jam i kënaqur me këtë përvojë, sepse më la shumë. Në Serie A dua të jap më shumë. E di se çfarë lojtari jam, ndihem gati. Objektivat janë pasojë e punës, ndonjëherë është më mirë të asistosh te goli.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: