Armand Duplantis, sportisti i jashtëzakonshëm suedez i garës së kërcimit me shkop, fitoi titullin e tij të dytë olimpik në “Paris 2024”, duke vendosur një tjetër rekord të jashtëzakonshëm botëror.
Ai kërceu prej 6.25 metra, një rezultat i arritur në provën e tretë.
um estádio todo de 80 mil pessoas torcendo pra presenciar a história
— João Barretto (@joaopbarretto) August 5, 2024
só 1 prova acontecendo
só 1 atleta competindo
Armand Duplantis 🇸🇪 e o salto mais alto da história da humanidade: 6.25m pic.twitter.com/tI8KI3JMiq
Më herët, në finalen olimpike të kësaj disipline, ai pat kërcyer me sukses 5.70m, 5.95m, 6.00m dhe 6.10 metra.
Duplantis e kishte siguruar medaljen e artë, por vendosi të provojë të kërcejë për rekordin e ri botëror dhe para publikut në “Stade de France” nuk zhgënjeu.
Duplantis, në moshën 24-vjeçare ka vendosur tashmë nëntë rekorde botërore në kërcim me shkop.
Të fundit (6.2 metra) e kishte vendosur në etapën e parë të Ligës së Diamantit të këtij sezoni, në Xiamen, ndërsa në Paris kërceu 1 centimetër më shumë.
I pakapshëm nga rivalët dhe kjo duket në rezultatet e tyre. Medaljen e argjendtë e mori amerikani Sam Kendricks, i cili arriti në 5.95m, ndërsa të bronzin e fitoi greku Emmanouil Karalis me 5.90 metra. Duplantis është thjesht i jashtëzakonshëm.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: