Arsyeja pse atletët po bëjnë selfie pasi fitojnë medalje në Lojërat Olimpike

Arsyeja pse atletët po bëjnë selfie pasi fitojnë medalje në Lojërat Olimpike

17:24, 03/08/2024

Selfie-t janë bërë metoda më e zakonshme për të kapur një moment festiv në Lojërat Olimpike të këtij viti dhe e gjitha është pjesë e një reklamimi të produktit.

Pasi atletët ngjiten në podium, kanë marrë medaljet përkatëse dhe kanë dëgjuar himnet kombëtare, është parë që shumë prej tyre të bëjnë një selfie për të shënuar arritjen e veçantë.

Një nga fotot më ikonike në ekspozitën në Paris ishte ajo e medalistëve nga Koreja e Veriut dhe e Jugut dhe Kina të pozonin për një selfie pasi shkëlqyen në eventin e pingpongut të dyfishtë.

Pajisja e përdorur për realizimin e fotografive duket paksa si një polaroid, por në fakt është një telefon Samsung Galaxy Z Flip 6.

Versionet origjinale të telefonit shiten në internet për 1,049 £, por të gjithë 17,000 atletëve që konkurrojnë u është dorëzuar një version special olimpik i pajisjes.

Ato janë në ngjyrën e shampanjës dhe përfshijnë një dizajn të unazave olimpike në anën e pasme.

Përveç kësaj, sipas The Independent, telefoni vjen me një eSIM me 100 GB, një kartë të transportit publik falas dhe të gjitha aplikacionet përkatëse të Olimpiadës të ngarkuara.

Më parë atletët nuk lejoheshin të mbanin me vete sende personale si telefona, por këtë herë, me një partneritet me Samsung-un, faqja zyrtare e Olimpiadës thotë se “medalistëve individualë dhe ekipeve me jo më shumë se dy atletë kanë marrë një celular për të përkujtuar rastin”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco