Manjola Konini arriti në vendin e 37-të në qitje, 25 metra me pistoletë për femra.
Qitësja shqiptare grumbulloi 569 pikë, por nuk i mjaftuan për t’u kualifikuar në finale, teksa pak ditë më parë u eliminua dhe nga kualifikueset e disiplinës 10 metra me pistoletë.
Konini është sportistja e tretë shqiptare që i jep lamtumirën kështu Lojërave Olimpike “Paris 2024” pas Kaltra Meçës dhe Grisi Koxhakut, të dy në not.
Tashmë shpresat e Shqipërisë për të arritur një medalje në këtë Olimpiadë kanë ngelur në 5 sportistë, Franko Burraj dhe Luiza Gega në atletikë dhe në mundje me Zelimkhan Abakarov, Islam Dudaev dhe Chermen Valiev.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: