Lajmi i fundit

Tritoli ndaj motrave Nikolli/ Çështja i kalon SPAK, do hetohet me dosjen e Dumanit

Shantazhi ndaj familjes Shumaker, lirohet një prej të dyshuarve

Shantazhi ndaj familjes Shumaker, lirohet një prej të dyshuarve

15:55, 10/07/2024

Një nga tre të dyshuarit në tentativën e shantazhit ndaj familjes së ish-kampionit botëror të Formulës 1, Mikael Shumaker, është sërish i lirë.

“Arsyeja e lirimit të tij është gjendja e re e hetimit”, tha prokurori Wolf-Tilman Baumert, siç raportohet nga “Frankfuerter Allgemeine Zeitung”.

30-vjeçari u lirua nga paraburgimi, pasi kishte paguar 10,000 euro garanci. Burri duhej të dorëzonte edhe pasaportën e tij.

“Ne e akuzojmë atë vetëm për ndihmë dhe nxitje, ai ndoshta nuk është truri i krimit”, është shprehur tha Baumert.

Javën e kaluar, zyra e prokurorit publik të Wuppertalit njoftoi se policia kishte arrestuar një person që dyshohet se qëndron pas përpjekjes për zhvatje.

Bëhet fjalë për një 52- vjeçar që punonte si oficer sigurie në familjen Shumacher.

Personi në fjalë u arrestua të enjten në Wulfrath pranë Wuppertalit, si i dyshuari i ri kryesor.

Kujtojmë se hetuesit kishin arrestuar më parë dy prej shantazhuesve të dyshuar, baba e bir.

Sipas akuzave, ata kanë kërkuar 15 milionë euro për të mos publikuar të dhëna sensitive në internet dhe si provë i kishin dërguar disa materiale familjarëve të Shumakerit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco