Lajmi i fundit

LIVE/ Presidenti i PL, Ilir Meta konferencë për mediat

Zyrtare, Juventus prezanton goditjen e tretë të merkatos

Zyrtare, Juventus prezanton goditjen e tretë të merkatos

15:24, 10/07/2024

 

Pas portierit Michele Di Gregorio dhe Douglas Luiz, Juventus bën zyrtare edhe goditjen e tretë të merkatos. Fjala është për Kephren thuram që mbërrin në Torino nga Nice për shifrën e 20 milionë eurove plus pesë milionë të tjera në formën e bonuseve.

Francezi, kaloi me sukses vizitat mjekësore dhe tashmë është me të drejta të plota një lojtar i “Zonjës së Vjetër”. 23-vjeçari ka firmosur një kontratë pesëvjeçare nga e cila do të përfitojë dy milionë euro në sezon.

Mesfushori do të vendoset menjëherë nën urdhrat e trajnerit Thiago Motta, teksa lojtari nuk do të marrë pjesë në ekipin e futbollit të Lojërave Olimpike, diçka që e konfirmoi edhe trajneri i Francës në këtë event, Thierry Henry.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco