VIDEO / Franca mposht me lehtësi në miqësore Shpresat kuqezi

VIDEO / Franca mposht me lehtësi në miqësore Shpresat kuqezi

22:56, 05/06/2017

Shqipëria e 21-vjeçarëve zhvilloi mbrëmjen e sotme një ndeshje miqësore me moshatarët e saj të Francës, duke humbur me rezultatin e pastër 3-0. Skuadra e drejtuar nga Alban Bushi ishte e pafuqishme ndaj francezëve, të cilët shënuan dy herë në pjesën e parë dhe një gol në të dytën.

Të besuarit e Bushit kanë rezistuar deri në minutën e 22-të pa pësuar gol. Por në të 22’ një goditje dënimi nga krahu i djathtë sjell golin e avantazhit të Francës. Harkimi në zonë gjen Muse, i cili dërgon topin në rrjetë me një gjuajtje të shpejtë. 

Në limitin e kohës së rregullt, (45’) shënohet tjetër gol nga Muse. Sulmuesi kontrollon me qetësi topin në krahun e majtë, pasi driblon Qollakun lëshon një diagonale të pakapshme për Selmanin. Me avantazhin e dyfishtë mbyllet fraksioni i parë i lojës.

Franca gjen shumë shpejt edhe golin e tretë në fillimin e pjesës së dytë (48’). Këtë herë Muse është në rolin e njeriut-asist, pasi i kalon topin Siebatçu që nuk e ka të vështirë ta shtyjë në rrjetë.

Deri në fund nuk ka më ndryshim rezultati, me gjithë dëshirën e kuqezinjve për të realizuar golin e nderit.

 

Goli i parë

 

Goli i dytë

 

Goli i tretë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco