Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët, tubim në mbështetje të liderit të opozitës Sali Berisha

VIDEO/ Momente paniku në Skoci-Hungari, sulmuesi bie pa ndjenja në fushë

VIDEO/ Momente paniku në Skoci-Hungari, sulmuesi bie pa ndjenja në fushë

22:37, 23/06/2024

Pritej të ishte një përballje e luftuar, mirëpo ndonjëherë ka raste kur gjithçka shkon keq, duke krijuar “panik” në fushën e blertë, ashtu siç ndodhi edhe në pjesën e dytë të sfidës së fundit në Grupin A, të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, mes Skocisë dhe Hungarisë, në “MHP Arena”, të Shtutgartit.

Gjatë një ekzekutimi të një goditjeje dënimi, sulmuesi hungarez, Barnabas Vargas u përplas më fort se sa duhej me “gardianin” skocez, Angus Gunn, duke ngelur pa ndjenja në fushën e blertë.

Në ndihmë të “bomberit” të Ferencvaros erdhi në mënyrë të menjëhershme, me mjekët e specializuar, që ndihmuan në shoqërimin e tij për në spital, ku do të mësohet më shumë se çfarë konkretisht ka sulmuesi i Hungarisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco