Espanyoli i Keidi Bares rikthehet në La Liga

Espanyoli i Keidi Bares rikthehet në La Liga

22:24, 23/06/2024

Një vit pas rënies në La Liga 2, Espanyol rikthehet në elitën e futbollit spanjoll falë fitores 2-0 mbrëmjen e kësaj të diele ndaj Real Oviedo, në ndeshjen e dytë të play-off-it.

Oviedo kishte fituar ndeshjen e parë 1-0, me Espanyol-in që e përmbysi në takimin e dytë, duke bërë të mundur rikthimin në La Liga.

Keidi Bare e nisi këtë takim në rolin e titullarit dhe luajti deri në minutën e 79’, me mesfushorin shqiptar që së bashku me Espanyol-in rikthehen në La Liga pas një viti.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco