VIDEO/ Tifozët shqiptarë elektrizojnë Dusseldorfin në prag të sfidës me Spanjën

20:45, 23/06/2024

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë nesër në mbrëmje në orën 21:00 sfidën e tretë të Grupit B të Euro 2024 kundër Spanjës, e cila është vendimtare për fatet e kualifikimit, shkruan Syri.net.

Mund të quhet ndeshja historike ajo e nesërmja me spanjollët dhe natyrisht që Kombëtares nuk do t’i mungojë mbështetja e tifozërisë.

Në dy sfidat e para të grupit me Italinë dhe Kroacinë tifozët shqiptarë kanë qenë të shumtë në numër, duke përkrahur në Dortmund dhe Hamburg skuadrën përfaqësuese, por edhe duke dhuruar spektakël dhe shfaqje të jashtëzakonshme nëpër rrugët dhe sheshet në Gjermani.

Edhe sot tifozët shqiptarë janë grumbulluar në Dusseldorf, aty ku do të luhet ndeshja me Spanjën, teksa në shesh (Old Town) ia kanë marrë edhe valles.

Nga pamjet e siguruara nga Syri, shihet qartë atmosfera elektrizuese e tifozëve në Dusseldorf, që ka filluar që sonte e për të kulmuar nesër gjatë gjithë ditës e deri në stadium, ku pritet të jenë mbi 30 mijë kuqezinj.    

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco