Formacionet zyrtare të dy ndeshjeve të Grupit A, Zvicër-Gjermani dhe Skoci-Hungari

Formacionet zyrtare të dy ndeshjeve të Grupit A, Zvicër-Gjermani dhe Skoci-Hungari

20:05, 23/06/2024

Nis sot raundi i tretë i grupeve të Euro 2024, me dy ndeshjet Zvicër-Gjermani dhe Skoci-Hungari, që do të luhen në të njëjtën orë (21:00), shkruan Syri.net.

Gjermania e ka siguruar kualifikimin, por me Zvicrën do synojë fitoren e tretë në grup dhe praktikisht vendin e parë.

Zvicra nga ana e saj, me një barazim do të ishte e kënaqur, pasi do të siguronte pa u rrezikuar vendin e dytë.

Në sfidën tjetër, skocezët dhe hungarezët luajnë për vendin e tretë.

Megjithatë, një kombinim i fitores së Skocisë dhe humbja e Zvicrës, mund të ketë një tjetër renditje.

Kjo do të varej nga golavarazhi, pasi Zvicra dhe Skocia do të ishin me 4 pikë.

Gjithsesi, fusha e lojës do të tregojë se si do të jetë renditja përfundimtare e Grupit A, teksa më poshtë mund të shihni formacionet zyrtare të të dy sfidave.

Image

Image

 

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco