Spalletti: Nuk do të luajmë për barazim, Kroacia do të çekuilibrohet si ndaj Shqipërisë

Spalletti: Nuk do të luajmë për barazim, Kroacia do të çekuilibrohet si ndaj Shqipërisë

19:43, 23/06/2024

Trajneri i Italisë, Luciano Spalletti, i intervistuar nga Sky Sport, është shprehur kështu në prag të ndeshjes së madhe të Euro 2024 me Kroacinë: “Është një ndeshje shumë e rëndësishme, nuk duhet të mendojmë se na mjafton një barazim. Mund të ndryshosh një element, por jo ideja. Unë jam më i qetë kur e kemi topin dhe jam më i tensionuar kur e kanë të tjerët, atëherë ndonjëherë jemi të detyruar të vuajmë lojën e kundërshtarëve.

Scamacca apo Retegui kundër Kroacisë?

Scamacca është një lojtar me më shumë imagjinatë, mund të presësh çdo gjë prej tij, duke përfshirë gabimin që nuk e pret, në një top të lehtë për t’u menaxhuar.

Gianluca është më instinktiv dhe më krijues në lojëra, ndërsa Retegui është më linear. Kur i jep atij topi për t’u shfrytëzuar, është e vështirë që ta humbasë. Ata janë dy lojtarë të fortë, pa harruar Raspadorin, i cili është shumë i mirë në lidhje me ekipin dhe është shumë i fortë teknikisht.

Çfarë prisni nga Kroacia nesër?

E pres me rreshtimin 4-3-3. Kroatët do të detyrohen të çekuilibrohen si në ndeshjen ndaj Shqipërisë, ku sulmuan me shumë forca. Po flasim për një ekip shumë të fortë nga pikëpamja teknike dhe në kërkimin e hapësirave në terren”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco