Kampionati Europian i Notit, sportisti shqiptar siguron Lojërat Olimpike të Parisit

Kampionati Europian i Notit, sportisti shqiptar siguron Lojërat Olimpike të Parisit

14:22, 22/06/2024

Dita e gjashtë e europianit të notit është shoqëruar me rezultate pozitive për kombëtaren shqiptare, e cila ia ka dalë të dhurojë performance të jashtëzakonshme. Në përfundim të garave të kësaj të shtune është konfirmuar dhe emri i parë që do të përfaqësojë kuqezinjtë në olimpiadën e Parisit, e ai është Gresi Koxhaku.Ky i fundit vendosi një tjetër rekord kombëtar me performancë ne tij në Beograd, duke u konfirmuar si notari më i shpejtë për këtë disiplinë për vendin tonë.

Në 50m stil i lirë Koxhaku u rendit i treti, por ishte shumë pranë dy vendeve të para, ndërsa vendosi kohën 23.38, ku koha më e mirë ishte ajo e Islandezit Aguston me 23.09. Sa i përket Paolo Priskës, ai u rendit në vendin e dytë me kohën 24.25 sekonda, kjo ishte dhe arritja e tij më e mirë. Zhulian Lavdaniti vendosi kohën e tij më të mirë në këtë kampionat europian në 100m shpinë, në kohën 58.37 sekonda.

Edhe Stela Gjoka e ka mbyllur me 2 rekorde kombëtare performancën e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco