Publikohen formacionet zyrtare, Franca me mungesë të madhe ndaj Holandës

Publikohen formacionet zyrtare, Franca me mungesë të madhe ndaj Holandës

20:11, 21/06/2024

Në “Red Bull Arena” të Leipzigut do të luhet në orën 21:00 sfida më e rëndësishme e Grupit D të Euro 2024 mes dy pretendentëve, Holandës dhe Francës, shkruan Syri.net.

Dy ekipet vijnë pas fitoreve të ndeshjeve të para dhe sonte ndaj njëra-tjetrës do të synojnë kreun e grupit.

Sa i përket formacioneve, tekniku Ronald Koeman i ka pozicionuar në fushë “Tulipanët” e tij, me formulën 4-3-3, ku në portë është vendosur Verbruggen.

Në krahët e mbrojtjes janë Ake e Dumfries, me qendrën që mbulohet nga Van Dijk e De Vrij.

Në mesfushë pozicionohen Reijnders, Xavi Simone e Schouten, ndërsa sulmi i është besuar treshes Gakpo, Depay, Jeremie Frimpong.

Në krahun tjetër, tekniku Didier Deschamps ka vendosur të përdorë lojtarë disi defensive dhe këtë do ta kuptoni në repartin e mesfushës.

Porta në formulën 4-3-3, të “Gjelave” mbrohet nga Maignan, ndërsa në mbrojtje vendosen Kounde, Upamecano, Saliba e Theo Hernandez.

Në mesfushë vendosen Tchouameni, Kante e Rabiot, ndërsa sulmi përbëhet nga Dembele, Marcus Thuram e Antoine Griezmann, me Mbappe në stol.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco