Giorgio Chiellini për ndeshjen me Shqipërinë: Ishte shokuese, po më binte të fikët

Giorgio Chiellini për ndeshjen me Shqipërinë: Ishte shokuese, po më binte të fikët

15:34, 18/06/2024

Shqipëria arriti të gjente rrjetën menjëherë në startin e takimit përballë Italisë me Nedim Bajramin, ku ky i fundit hyri kështu në librat e historisë të Europianit, duke shënuar golin më të shpejtë në këtë kompeticion.

Pas Francescco Tottit, që u shfaq në një video ku nuk u besonte syve për golin, një tjetër reagim ka ardhur edhe nga Giorgio Chiellini, ish mbrojtësi i Italisë, kampion Europe 3 vite më parë, i cili është shprehur:

“Mora frymë thellë pas fitores 2-1 kundër Shqipërisë, ishte shumë e rëndësishme që ta nisnim këtë Evropian me 3 pikë. Fillimi i ndeshjes ishte shokues, po më binin të fikët pas minutës së parë, por edhe në të 90-ën(qesh). Minutat e tjera ishin të mira, më dhanë një ndjesi pozitive dhe shpresëdhënëse për të ardhmen.

Unë pashë edhe Spanjë-Kroaci, nuk është më ai nivel i viteve më parë, edhe pse të dyja janë skuadra shumë të mira. Nuk ka më aq diferencë që t’i druhemi. Gjithsesi, tani mjafton vetëm një pikë për të kaluar më tej, nuk do të jetë e lehtë, por as e pamundur”, u shpreh Chiellini ndër të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco