Lajmi i fundit

Të shtëna me armë në një lokal në plazhin e Tales, një i plagosur

Yjet kuqezi në vitrinë, qindra agjendë në Dortmund, Broja i vëzhguari special, Milan dërgon emisarë

Yjet kuqezi në vitrinë, qindra agjendë në Dortmund, Broja i vëzhguari special, Milan dërgon emisarë

09:58, 15/06/2024

Legjionarët kuqezi janë në kërkim të një mrekullie, ndaj Italisë mund të mos mjaftojë vetëm zemra dhe dëshira, por kjo është sfida më e rëndësishme e kuqezinjve në Evropian, një ndeshje që pritet të thotë shumë mbi rrugëtimin e tyre në “Euro2024”.

Sot në Dortmund, pritet një atmosferë fantastike, pritet një “lum” i vërtetë kuqezi, por në shkallët e “Iduna Parak” nuk do të ketë vetëm tifozët, por dhe agjentë e menaxherë të ndryshëm nga e gjithë bota. Djemtë e Sylvinho-s, pjesa e tyre më e madhe, do të jetë të vëzhguarit special, në një kohë kur të shumtë janë lojtarët kuqezi që pritet të ndryshojë destinacion gjatë verës.

Image

Një prej tyre është pa diskutim Armando Broja, një nga lojtarët më të kërkuar në merkato. Sky Sport bën me dije se përfaqësues të Milan do të jetë të pranishëm në stadium, për të ndjekur nga pranë një nga objektivat e “djallit” këtë verë. Broja mbetet plani B i Milan nëse dështon pista Zirkzze, por sipas Sky Sport nuk përjashton opsioni që Ibra dhe pjesa tjetër e stafit të kryejnë edhe dy blerje për fazën ofensive, për këtë arsye do të jenë të pranishëm në “Iduna Parak” për të parë live potencialin e “bomberit” kuqezi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco