‘Finalja e vogël’ e ‘Final Four’, Skënderbeu dhe Vllaznia publikojnë formacionet zyrtare

‘Finalja e vogël’ e ‘Final Four’, Skënderbeu dhe Vllaznia publikojnë formacionet zyrtare

18:10, 24/05/2024

Ndeshja mes Skënderbeut dhe Vllaznisë sot në “Air Albania” mbyll rrugëtimin e këtyre dy skuadrave në sezonin aktual.

Por “finalja e vogël” do të jetë një ndeshje plotësisht pa vlerë, pasi sfida që duhej të luhej për pjesëmarrjen e një prej tyre në Ligën e Konferencës, dihet paraprakisht që do të kalojë gjithsesi vetëm shkodranët për shkak të dënimit të korçarëve në UEFA.

Megjithatë, trajneri Ivan Gvozdenoviç nuk ka kursyer titullarët, duke hedhur në fushë nga minuta e parë emrat e zakonshëm, ata me të cilët arriti të siguronte pjesëmarrjen në “Final Four”. Ndërkohë, Brdariç nga ana tjetër ka lënë jashtë disa prej titullarëve, duke u bërë vend emrave si Pusi, Jago, Dodaj e Ajdareviç në këtë sfidë.

FORMACIONET ZYRTARE

SKËNDERBEU: Alia, Prençi, Rabiu, Gërço, Dumfur, Vangjeli, Janaqi, Juri, Liço, Rashica, Nikaj.

Trajner: Ivan Gvozdenoviç

VLLAZNIA: Qarri, Pusi, Stojanoviç, Juriç, Jago, Boshnjaku, Alivoda, Mala, Dodaj, Ajdareviç, Balaj

Trajner: Thomas Brdariç

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco