Muçi dhe Rashica fituan Kupën e Turqisë, presidenti i Besiktasit bën dedikimin special

Muçi dhe Rashica fituan Kupën e Turqisë, presidenti i Besiktasit bën dedikimin special

17:48, 24/05/2024

Besiktasi fitoi 3-2 finalen e Kupës së Turqisë përballë Trabzonsporit, duke mbyllur me festë një sezon plot oshilacione dhe larg pritshmërive të tifozëve.

Ernest Muçi dhe Milot Rashica shijuan trofeun e parë me bardhezinjtë nga Stambolli, njësoj si presidenti Hasan Arat.

64-vjeçari nga Adana, i cili u emërua në krye të klubit në ditët e para të dhjetorit të vitit të kaluar, nuk e fshehu lumturinë e madhe për fitimin e Kupës.

“Situata ishte e keqe kur ne morëm detyrën tonë. Objektivi ynë parësor ishte fitimi i Kupës. Dhe ia dolëm. Fëmijët tanë, të cilët janë e ardhmja e Besiktasit, u lumturuan shumë.

Ata do të shkojnë në shkollë të gëzuar dhe të buzëqeshur. Dua të falënderoj gjithë tifozët. Atmosfera që krijuan ishte e jashtëzakonshme. Jam krenar për komunitetin e Besiktasit.

Gjithashtu dua të falënderoj gjithë futbollistët dhe stafin teknik për përpjekjet e tyre. Skuadra luajti mirë dhe besoi te fitorja. Prodhuam një futboll të bukur.

Ndihem shumë krenar për gjithë lojtarët, dua të falënderoj edhe familjarët e tyre”, u shpreh Arat, i cili përgëzoi edhe kundërshtarët për garën e fortë dhe sportivitetin në fund, duke uruar Besiktasin për suksesin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco