Projektohet kalimi në Serie A për Mats Hummels

Projektohet kalimi në Serie A për Mats Hummels

16:32, 24/05/2024

Sezoni fantastik në aspektin personal nuk mjaftoi që Mats Hummels të merrte një ftesë nga kombëtarja gjermane për Euro 2024.

Gjithsesi, një ndër qendërmbrojtësit më elegantë që ka prodhuar futbolli gjerman është i përqendruar plotësisht te finalja e Champions League.

Dortmundi i tij do të sfidojë Realin e Madridit në “Wembley” (1 qershor).

35-vjeçari shpreson të shijojë për herë të parë trofeun prestigjioz, të cilit iu afrua shumë 11 vite më parë në finalen që verdhezinjtë humbnin 2-1 kundër Bayernit të Jupp Heynckes, që u luajt pikërisht në stadiumin mitik anglez.

Hummels do të largohet nga “Signal Iduna Park” si lojtar i lirë pas finales kundër “Los Blancos”.

“Bild” raporton se e ardhmja e tij pritet të jetë Serie A.

Aty ku do e mirëprisnin krahëhapur Milani dhe Juventusi.

Dy destinacione perfekte për Hummels, i cili gjatë gjithë karrierës së tij ka luajtur në Bundesligë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco