Ish-trajneri i Real Madridit e kërkon Armando Brojën te klubi i ri

Ish-trajneri i Real Madridit e kërkon Armando Brojën te klubi i ri

16:10, 24/05/2024

Armando Broja mund të ketë një opsion mjaft interesant për të ardhmen e tij në Premier Ligë.

E përditshmja britanike “Mirror”, ka bërë të ditur se sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka zgjuar interesin e klubit të West Ham, i cili e monitoronte edhe më parë.

Trajneri Devid Mojes kishte kërkuar futbollistin edhe më parë, por pa shumë sukses.

Me largimin e tij nga drejtimi i këtij klubi, pakkush mendonte se West Ham do të vazhdonte të ndiqte Brojën, sidomos pas 4 muajve të fundit larg çdo pritshmërie te Fulhami.

E përditshmja britanike bën të ditur se edhe pasardhësi i Mojes, Julen Lopetegui, është i interesuar për Brojën.

Ish-trajneri i Real Madrid dhe Spanjës, tashmë kërkon të rinojë skuadrën dhe të nisë një projekt të ri, me emrin e Brojës në listën e atyre që klubi sheh si përforcime të mundshme në një merkato vere që pritet t’i shohë si protagonistë me shumë lëvizje të programuara.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco